Banka Qendrore e Republikës së Kosovës dhe Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë nënshkruar në Abu Dhabi një Memorandum Mirëkuptimi për forcimin e bashkëpunimit në sektorin financiar.
Marrëveshja parasheh shkëmbim të ekspertizës në fushat e politikës monetare, teknologjisë financiare, stabilitetit financiar, mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave, si dhe luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, e cilësoi këtë memorandum si një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe modernizimin e sektorit financiar të Kosovës.




