Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, KQZ ka njoftuar se mëngjesin e nesërm do të nisë rinumërimi i 185 vendvotimeve të rregullta, që përbëjnë rreth 7.41% të totalit.




