Eksperti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka kritikuar mënyrën e trajtimit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke thënë se ushtarët po lihen pas dore dhe se siguria kombëtare nuk po trajtohet si prioritet.
Ai ka cituar raportin e Auditorit për vitin 2025 në Ministrinë e Mbrojtjes, ku thuhet se pagesat për kujdestaritë e pjesëtarëve të FSK-së janë bërë vetëm për muajin janar, ndërsa pjesa tjetër e vitit ka mbetur pa kompensim për shkak të mungesës së buxhetit.
Ramadani e ka quajtur këtë situatë shqetësuese, duke theksuar se ushtarët nuk duhet të detyrohen të ndjekin rrugë ligjore për të marrë pagat e tyre dhe ka kërkuar trajtim më serioz të çështjes së mbrojtjes.




