Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se një amendament i miratuar në Parlamentin Evropian për zonat e mbrojtura në Shqipëri parashikon pezullimin e procedurave të reja për dhënien e lejeve dhe çdo ndërhyrje zhvillimore në këto zona.
Sipas Berishës, kjo masë do të mbetet në fuqi deri në harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe zonave të veçanta natyrore.




