Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se administrata publike duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo pengesë për ta, duke theksuar rëndësinë e digjitalizimit në reformimin e saj.
Në aktivitetin e organizuar për Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, Kurti tha se qytetarët e takojnë shtetin përmes zyrtarëve që u shërbejnë çdo ditë, duke e cilësuar administratën si “urë” mes shtetit dhe qytetarëve.
Ai shtoi se reforma në administratën publike po jep rezultate konkrete, duke përmendur avancimin e shërbimeve elektronike dhe rritjen e tyre në platformën e-Kosova.
Sipas tij, gjatë vitit 2025 është shënuar progres në shumicën e aktiviteteve të planifikuara, ndërsa janë shtuar edhe dhjetëra shërbime të reja digjitale për qytetarët dhe bizneset./EO/




