Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, ka theksuar rëndësinë e kujtesës, drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit e këtyre krimeve.
Ajo tha se të mbijetuarit kanë bartur plagë të rënda, por kanë treguar forcë dhe dinjitet në përballjen me jetën dhe kërkimin e drejtësisë.
Osmani deklaroi se dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë ka qenë një nga krimet më të rënda të kryera, duke shtuar se kujtimi dhe drejtësia për viktimat mbeten detyrim i përhershëm institucional dhe shoqëror.
Sipas saj, gjatë mandatit të saj në Presidencë është punuar për fuqizimin e zërit të të mbijetuarve dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së tyre, duke e bërë të qartë se e vërteta nuk do të harrohet dhe përpjekjet për drejtësi do të vazhdojnë.




