Policia e Kosovës ka arrestuar pasditen e së premtes një person të kërkuar me urdhër të gjykatës në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit, rreth orës 17:10, policia ka pranuar informacion se personi i kërkuar ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi”, pas së cilës njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar e arrestuar M.B., 57 vjeç.
I arrestuari ishte i dënuar me pesë vite burg për veprën penale “sulm seksual”.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në institucionin përkatës korrektues për vuajtje të dënimit.




