Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fillimi i javës do të sjellë mot të paqëndrueshëm me vranësira, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Për të hënën parashihen temperatura minimale nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 29 gradë. Sipas IHMK-së, reshjet do të ndikojnë pozitivisht në bujqësi, duke ruajtur lagështinë e tokës.
Instituti ka bërë thirrje për kujdes ndaj rrezatimit UV gjatë intervaleve me diell. Ndërkaq, të martën temperaturat pritet të shënojnë rritje të lehtë, duke arritur deri në 30 gradë Celsius në disa zona të vendit.




