Në një takim të mbajtur nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, në bashkëpunim me RYCO-n dhe GIZ-in, u diskutua forcimi i koordinimit ndërmjet institucioneve dhe donatorëve për mbështetjen e të rinjve në Kosovë.
Ministri Blerim Gashani tha se rinia mbetet prioritet i qeverisë dhe propozoi krijimin e një platforme të rregullt vjetore për koordinimin e investimeve në këtë sektor, si dhe një hapësirë të veçantë online për transparencë më të madhe të projekteve.
Përfaqësues të Bashkimit Evropian theksuan rëndësinë e koordinimit të fondeve në rënie dhe lidhjen më të fortë të arsimit me tregun e punës.
Në takim u theksua gjithashtu nevoja për më shumë mundësi punësimi dhe aftësim për të rinjtë në Kosovë./EO/




