Aknet në moshë të rritur shpesh konsiderohen më shqetësuese sesa në adoleshencë, pasi mund të ndikojnë në pamjen dhe vetëbesimin e personit.
Sipas specialistëve, një nga shkaktarët kryesorë të akneve në këtë moshë janë hormonet, por ndikim kanë edhe stresi, dieta dhe në disa raste probleme shëndetësore si ato me vezoret.
Edhe pse trajtimi mund të jetë më i vështirë, aknet në moshë të rritur mund të menaxhohen me kujdesin e duhur. Rekomandohet konsultimi me dermatolog për të përcaktuar trajtimin e saktë për lëkurën.
Në trajtim përfshihen produkte si pastrues të fytyrës, serume kundër akneve dhe kremra hidratues, të cilët ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së lëkurës.




