Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, pavarësisht pjesëmarrjes së disa vendeve jo-anëtare.
Një zyrtar i NATO-s ka konfirmuar se institucionet e Kosovës nuk janë pjesë e listës së të ftuarve në këtë takim të nivelit të lartë.
Në samit pritet të marrin pjesë 32 shtetet anëtare të Aleancës, si dhe disa vende jo-anëtare, ndërsa Kosova do të mbetet jashtë procesit të përfaqësimit.
Kosova vazhdon të ketë status të kontestuar ndërkombëtarisht, ndërsa disa shtete anëtare të NATO-s nuk e kanë njohur pavarësinë e saj, çka ndikon edhe në proceset e integrimit euroatlantik.
Në samitin e Ankarasë pritet të diskutohen çështje të sigurisë, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, mbështetja për Ukrainën dhe forcimi i kapaciteteve të Aleancës./EO/




