Një i mitur është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes zëdhënëses rajonale, Vlera Krasniqi, e cila tha se rreth orës 18:00 është raportuar rasti dhe menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa në koordinim me prokurorin është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.




