Analisti politik Ilir Deda ka vlerësuar se gazetari dhe publicisti Blerim Shala do të ishte një figurë e pranueshme për postin e presidentit të Kosovës.
Në emisionin “Politico”, Deda tha se në situatën aktuale politike, Shala do të përbënte një zgjedhje të mirë për këtë funksion, duke theksuar se ai ka bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike.
“Për president, do të ishte një figurë shumë e mirë Blerim Shala, i cili ka bashkëpunuar me të gjithë”, është shprehur Deda.
Megjithatë, Blerim Shala më herët ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të marrë këtë post, edhe pse emri i tij është përmendur në diskutimet publike për president të mundshëm të Kosovës.




