Policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 aksidente trafiku me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1,919 tiketa trafiku. Po ashtu, janë arrestuar 45 persona, 26 janë dërguar në mbajtje, ndërsa pesë persona janë në vuajtje të dënimit.




