Kosova ka nisur sot pjesëmarrjen në “Macedonian Amateur Open 2026”, për herë të parë që nga themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës.
Në këtë garë amatore marrin pjesë 69 golfistë nga 9 shtete, ndërsa Kosova përfaqësohet me 13 garues, duke qenë një nga delegacionet më të mëdha.
Turneu po zhvillohet në St. Sofia Golf Club në Bullgari, në një atmosferë sportive dhe me frymën e fair play, me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal në golf.
Federata e Golfit të Kosovës u ka uruar suksese garuesve dhe ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen financiare.




