Antari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir F. Ferati, ka deklaruar se partia e tij nuk ka nevojë për analizat e Lëvizjes Vetëvendosje, këshillat e Partisë Demokratike të Kosovës apo, siç i quajti ai, kujdesin e oportunistëve zgjedhorë.
Sipas tij, të gjitha këto qëndrime kanë një qëllim të përbashkët politik.
“Të gjithë, secili në mënyrën e vet, kanë të njëjtin interes: ta shfrytëzojnë, ta dobësojnë dhe ta dëmtojnë LDK-në për llogaritë e tyre politike. E të gjithë këta, pa dallim, në thelb po punojnë edhe kundër interesit të shtetit, sepse fati i LDK-së dhe fati i Kosovës ecin bashkë,” ka deklaruar Ferati.




