Një sulm me dron në jug të Libanit ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur një tjetër, pavarësisht armëpushimit mes Izrael dhe Liban.
Sipas mediave libaneze, sulmi është kryer nga ushtria izraelite, ndërsa Hezbollah e ka cilësuar atë si shkelje të armëpushimit. Nga ana tjetër, Izraeli ka deklaruar se objektivi ishin pjesëtarë të Hezbollahut që përbënin kërcënim.
Ngjarja ndodh në një periudhë tensionesh të shtuara dhe negociatash të ndërmjetësuara nga SHBA, ku Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka deklaruar se nuk është shënuar progres i dukshëm.
Hezbollahu ka refuzuar pjesëmarrjen në bisedime, duke i cilësuar ato si të njëanshme.




