Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi do të ketë së shpejti një qendër profesionale për rehabilitimin e personave të varur nga substancat narkotike.
Deklarata u bë në një tryezë të organizuar nga OJQ “Labyrinth”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm të Drogave, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.
Haxhiu theksoi se abuzimi me drogë mbetet rrezik serioz për të rinjtë dhe kërkoi qasje më të fuqishme parandaluese në shkolla, familje dhe institucione.
Sipas saj, personat me varësi duhet të trajtohen me mbështetje dhe rehabilitim, ndërsa trafikantët duhet të ndëshkohen pa kompromis./EO/




