Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për dy familje në Pejë dhe Deçan, pas ndarjes nga jeta të Hedije Berishës dhe mësuesit Jashar Dacaj.
Në Pejë, ai vizitoi familjen Berisha, ku i shprehu ngushëllime familjarit Besnik Berisha për humbjen e nënës së tij, Hedije Berisha, duke i uruar forcë për përballimin e dhimbjes.
Ndërsa në Irzniq të Deçanit, Haradinaj u bashkua në dhimbje me familjen Dacaj pas vdekjes së mësuesit Jashar Dacaj, të cilin e ka përshkruar si profesor të tij të dikurshëm dhe një njeri të përkushtuar ndaj edukimit të brezave.




