Avokati Gent Gjini ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin civil, ndaj Dritan Goxhajt, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Padia është dorëzuar pas publikimit të një dokumenti nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ngriti dyshime për përfshirjen e Goxhajt në luftën në Kosovë.
Gjini tha se çështja duhet të sqarohet përmes gjykatës, duke theksuar se deri tani nuk janë adresuar pretendimet e ngritura publikisht.
Ai shtoi se, sipas tij, edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka deklaruar se nuk ka të dhëna të plota për përfshirjen e Goxhajt në luftë, përfshirë mungesën e regjistrimit si veteran.
Gjini theksoi se verifikimi i këtyre pretendimeve duhet të bëhet përmes procedurave ligjore, ndërsa shtoi se në rast se konstatohen deklarime të pavërteta, mund të ketë pasoja ligjore./EO/




