Qendra për Studime Universitare ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të emërtuar “Qielli i Shqiponjave 2026”.
Gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv në rajonin e Gjakovës, kadetët realizuan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke zbatuar në terren njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik.
Vlerësimi përfshiu planifikimin dhe zbatimin e operacioneve luftarake, ushtrimet taktike të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe vendimmarrjen në situata dinamike.
Përmes këtij aktiviteti, kadetët forcuan aftësitë udhëheqëse, disiplinën, profesionalizmin dhe frymën ekipore, duke dëshmuar gatishmëri për sfidat e ardhshme në karrierën e tyre ushtarake.





