Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka miratuar disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e rregullt.
Ndër to janë shpallja e konkursit për pesë anëtarë të Bordit të Përkohshëm të NSH “Inex Sharr Planina Brezovicë”, miratimi i kërkesës buxhetore për vitin 2027 dhe parashikimet për vitet 2028-2029.
Bordi gjithashtu ka miratuar pagesa për kreditorët e disa ndërmarrjeve shoqërore në proces likuidimi, ka refuzuar pesë kërkesa për blerje banesash në pronësi shoqërore dhe ka amendamentuar Rregulloren për qiradhënie.
AKP theksoi se mbetet e përkushtuar për menaxhimin transparent të aseteve shoqërore dhe avancimin e proceseve të privatizimit dhe likuidimit.




