Dhimbjet e kokës dhe migrena mund të jenë shumë të bezdisshme, por sipas këshillave të mjekësisë popullore, gjethet e lakrës mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre.
Për këtë kurë natyrale, mjafton të merrni disa gjethe të freskëta lakre, t’i lani mirë dhe t’i shtypni derisa të formojnë një masë. Më pas, vendosini në një napë të pastër dhe aplikojini në zonën e kokës ku ndjeni dhimbje. Këshillohet të pushoni dhe të pini sa më shumë ujë gjatë kësaj kohe.
Ekspertët sugjerojnë gjithashtu shmangien e disa ushqimeve që mund të nxisin migrenën, si produktet e bulmetit, kafeina, çokollata dhe vera e kuqe.
Një tjetër alternativë natyrale është pasta e përgatitur me arrëmyshk dhe ujë, e cila mund të aplikohet në zonën e ballit për të ndihmuar në qetësimin e dhimbjes.




