Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në parti, me qëllim, siç tha ai, bashkimin rreth një legjitimiteti dhe lidershipi të ri.
Ai theksoi se kapitali më i madh i një partie është besimi i qytetarëve dhe se, kur nuk arrihet mbështetja e shumicës në zgjedhje të ndryshme, duhet të kërkohen përgjigje dhe reflektim.
Gashi tha se LDK-ja përfaqëson traditën politike të Kosovës dhe duhet të jetë shembull si në fitore ashtu edhe në përballje me sfidat.
Sipas tij, demokracia e brendshme nuk është rrezik për partinë, por forcë që e fuqizon atë dhe ndihmon në tejkalimin e krizave politike.




