Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datat 28 dhe 29 qershor 2026.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është 1.37 euro për litër, ndërsa për benzinën 1.35 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është përcaktuar në 0.67 euro për litër.
Këto çmime do të vlejnë në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme.




