Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, me synim forcimin e koordinimit institucional dhe përmirësimin e standardeve në sektorin agro-ushqimor.
Marrëveshjet u nënshkruan në Tiranë nga ministri në detyrë i Bujqësisë së Kosovës, Armend Muja, dhe ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Andis Salla.
Ato parashikojnë edhe mbështetje për fermerët, zhvillim rural, digjitalizim të shërbimeve dhe përafrim me standardet e BE-së.




