Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.
Në takim u diskutua për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kurti theksoi se Kosova ka bërë përparime në reforma dhe kërkoi që vendi të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për anëtarësim.




