Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionin në Liqenin e Batllavës për gjetjen e një 25-vjeçari, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues teksa ndodhej me familjen.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për L. Ruhanin, ndërsa kërkimet kanë nisur prej disa orësh dhe po zhvillohen në koordinim me autoritetet përkatëse.
Deri më tani nuk ka informacione të reja për fatin e të riut, ndërsa ekipet në terren po vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e tij.
Autoritetet pritet të japin detaje shtesë sapo të ketë zhvillime të reja nga operacioni i kërkimit.




