Të mërkurën në Kosovë pritet mot i ndryshueshëm dhe jostabil, me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh gjatë ditës. Në disa zona nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 9 metra në sekondë.
Ndërkohë, një valë intensive e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore dhe Jugperëndimore, ku në disa rajone temperaturat po tejkalojnë 40 gradë Celsius.




