Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas caktimit të datës 16 shtator për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kjo është dita kur, sipas tij, Kosova pret kthimin e çlirimtarëve në shtëpi dhe shpreson t’i japë fund një periudhe të gjatë pasigurie.
Ai e ka cilësuar të pajustifikueshme vonesën e procesit gjyqësor, duke shtuar se tashmë ka nisur numërimi mbrapsht drejt shpalljes së vendimit më 16 shtator.




