Administrata Tatimore e Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Gjakovë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Sipas ATK-së, masa është marrë në përputhje me ligjin dhe do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Institucioni ka theksuar se nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.




