Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në qendër të Podujevës.
Sipas informacioneve të para, disa persona dyshohet se kanë mbetur të plagosur, ndërsa raportohet se mund të ketë edhe viktima. Të plagosurit janë parë të shtrirë në shesh, sipas dëshmive fillestare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit.




