Inxhinierë të Forcave të Armatosura të Zvicrës, të angazhuar në Grupin e Përbashkët Logjistik të KFOR, në bashkëpunim me ekipin e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të Komandës Rajonale Lindje, kanë projektuar dhe ndërtuar një portë mbrojtëse në Manastirin e Bërnjakut në Zubin Potok.
Sipas njoftimit, ndërtimi i portës ka për qëllim mbrojtjen e manastirit dhe tokave bujqësore nga kafshët e egra, duke ndihmuar në ruajtjen dhe funksionimin e tij të përditshëm.
Nisma është përmbyllur me një ceremoni dorëzimi ku morën pjesë përfaqësues të manastirit, ushtarë të KFOR-it dhe inxhinierë zviceranë, duke u vlerësuar si pjesë e bashkëpunimit për një mjedis të sigurt dhe stabil në zonë.




