Çifti Mozzik dhe Lotina do të bëhen prindër për herë të parë së bashku, duke ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit në rrjete sociale.
Në fotot e publikuara, Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë reperit. Ajo ka bërë të ditur se ka arritur ta mbajë të fshehtë shtatzëninë për rreth 6 muaj, pavarësisht angazhimeve të saj publike.
Çifti ka zbuluar se janë në pritje të një djali, duke ndarë emocionet me një postim që ka marrë shumë urime nga fansat dhe miqtë.
Ky do të jetë fëmija i parë për Lotinën, ndërsa për Mozzik-un fëmija i dytë, pasi ai është edhe baba i një vajze nga një marrëdhënie e mëparshme.




