Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një deklaratë të kryetarit të saj, Albin Kurti, pas zhvillimeve lidhur me qumështoren “Vita”, e cila u mbyll përkohësisht pas kontrolleve të kryera nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Kurti thekson rëndësinë e sigurisë ushqimore, duke thënë se ajo është thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sipas tij, për të shmangur raste që mund të çojnë në trajtime mjekësore në spitale, duhet rritur kontrolli dhe numri i analizave të ushqimeve që konsumohen nga qytetarët.
Deklarata vjen pas masave të marra nga AUV ndaj qumështores “Vita”, pas kontrolleve inspektuese të zhvilluara ditën e djeshme.




