Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubit “Vespa Fanatics Prishtina”, të udhëhequr nga Enis Berkolli, për të diskutuar organizimin e “Vespa Festival Prishtina 2026”.
Kurti shprehu mbështetje për festivalin dhe falënderoi klubin për promovimin e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare.
Në takim u fol edhe për pjesëmarrjen e klubeve nga mbi dhjetë shtete dhe përgatitjet që Kosova të jetë organizatore e “European Vespisti Week 2028”.




