Juliana Nura, e njohur si Xhuli, feston sot ditëlindjen e saj të 36-të, duke e përshkruar këtë përvjetor si një nga më të veçantët në jetën e saj.
Ajo ka theksuar se këtë vit ndihet më e realizuar dhe më e plotësuar, duke e cilësuar veten si një grua që ka ndërtuar jetën me guxim dhe vendosmëri.
Në dedikimin e saj, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova” ka vënë theksin te rëndësia e festimit të vetvetes dhe thyerjes së tabuve.
Si një Gaforre në horoskop, ajo tregoi se gjithmonë e ka festuar jetën, por ky vit është ndryshe. “Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha, një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër,” ka shkruar ajo, duke përcjellë një mesazh të fortë fuqizimi për të gjitha gratë.





