Dega e LDK-së në Austri ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në parti, duke vlerësuar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka qenë i dobët dhe se lidershipi duhet të marrë përgjegjësi.
Përmes një kërkese drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dega në Austri ka kërkuar reforma të thella dhe organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda partisë.
Kjo kërkesë vjen pasi edhe disa degë të tjera të LDK-së në Kosovë kanë kërkuar dorëheqjen e Abdixhikut. Megjithatë, në mbledhjen e fundit të kolegjiumit të degëve, shumica e anëtarëve votuan kundër largimit të tij nga drejtimi i partisë.




