Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka krahasuar pushtetin aktual me regjimin e Sllobodan Millosheviçit, pas një rasti të raportuar në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Sipas Lushtakut, një gazetare e RTK-së ka dhënë dorëheqje pasi, siç u raportua, i ishte kërkuar të krijonte një storje me inteligjencë artificiale që aludonte për një sulm ndaj veturës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Ai tha se rasti i kujton vitet ’90 dhe e cilësoi si presion ndaj gazetarëve.
Ndërkohë, gazetarja Arlinda Sejda ka njoftuar dorëheqjen e saj nga RTK, ndërsa rasti ka nxitur reagime edhe brenda komunitetit të mediave.




