Të hënën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta. Në disa zona, vranësirat mund të sjellin reshje të lehta lokale.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.




