Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, ka komentuar deklaratën e Arbërie Nagavci se fillimisht duhet të formohet qeveria, ndërsa më pas të arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit.
Sipas Behramit, një qasje e tillë përbën formulën që, sipas tij, e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Ai tha se e njëjta qasje është ndjekur edhe në rastet e mëparshme kur vendi ka përfunduar në zgjedhje të parakohshme, duke përmendur konstituimin e Kuvendit, zgjedhjen e qeverisë, miratimin e buxhetit dhe më pas çështjen e presidentit.
Behrami shtoi se arsyeja e synimit për të shkuar në zgjedhje lidhet, sipas tij, me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke pretenduar se ekziston hezitim për ta implementuar atë. Ai deklaroi se qytetarët duhet të jenë të informuar për këtë çështje dhe e lidhi situatën me zhvillimet politike që pasuan marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër.




