Segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë do të jetë i mbyllur përkohësisht më 9 korrik 2026 për shkak të punimeve të asfaltimit në rrugën rajonale R115, në kuadër të projektit për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale.
Sipas njoftimit, gjatë së enjtes do të asfaltohet një pjesë e rrugës me gjatësi rreth 1.05 kilometra, ndërsa për zhvillimin e sigurt të punimeve do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në këtë segment.
Mbyllja do të jetë në fuqi nga ora 08:00 deri në 18:00.
Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative gjatë kësaj periudhe, me qëllim shmangien e vonesave dhe lehtësimin e realizimit të punimeve./EO/




