Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi këpucësh të markave të mbrojtura, të dyshuara se cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
Rasti ka ndodhur në Pikën Kufitare Hani i Elezit, ku gjatë kontrollit të një automjeti janë gjetur 128 palë këpucë pa dokumentacion për origjinën dhe importin e rregullt.
Sipas Doganës, ndaj rastit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme.




