Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar interpretimet për rritjen ekonomike të Kosovës, duke thënë se një rritje prej rreth 4 për qind nuk reflekton domosdoshmërisht mirëqenie për qytetarët.
Ai ka theksuar se Kosova vazhdon të mbetet pas vendeve të rajonit për GDP për kokë banori dhe ka kërkuar fokus më të madh në prodhim, eksporte, teknologji dhe vende pune me vlerë të shtuar.
Sipas tij, vendi duhet të kalojë nga ekonomia e konsumit në një ekonomi të zhvillimit afatgjatë.




