Komandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, kapiten Ismet Dervishi, ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të Inspektoratit Komunal, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave dhe KRM “Pastërtia”.
Në takim u diskutuan çështje që lidhen me menaxhimin e mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave publike, lirimin e trotuareve dhe vendosjen e kontejnerëve.
Palët u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim të veprimeve në terren, me qëllim krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët.




