Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Po ashtu, në ditën e certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, gjeneralmajor Ulutaş e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhje. Të dy bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit.




