Një person është arrestuar në fshatin Lladroc të Malishevës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.
Policia njofton se nga i dyshuari janë sekuestruar një revole me gaz, dy fishekë dhe një gëzhojë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.




