Aktori turk Kerem Bürsin ka marrë pjesë në një fushatë ndërgjegjësimi për kancerin e lëkurës, duke promovuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dermatologjike.
Bürsin tregoi se kryen vizita të vazhdueshme për shkak të tipareve të lëkurës së tij dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos i neglizhojnë kontrollet parandaluese.
Gjatë një ekzaminimi nga specialistët, nuk u evidentuan shqetësime shëndetësore. Aktori theksoi se zbulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe se mbrojtja nga dielli duhet të jetë pjesë e kujdesit të përditshëm.
Kohët e fundit, Bürsin u nderua edhe në Azerbajxhan, ku mori një vlerësim të veçantë për karrierën e tij.




