Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa pritje të gjata.
Fluksi më i madh është regjistruar në Han të Elezit, ku pritjet në hyrje zgjasin 5 deri në 10 minuta, ndërsa në dalje 3 deri në 5 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona as për automjetet e transportit të mallrave.




