Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Serbia angazhim më të madh ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, duke theksuar se rruga e saj drejt anëtarësimit në BE varet nga reformat në sundimin e ligjit dhe respektimi i standardeve demokratike.
Në një reagim në platformën “X”, PE ka theksuar se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën dhe të ndërmarrë hapa për zgjidhjen e krizës politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike”, thuhet në reagimin e Parlamentit Evropian.




